Ndeshja e Kupës së Botës ndërmjet Anglisë dhe Meksikës do të zhvillohet sipas orarit të planifikuar fillimisht, pavarësisht paralajmërimeve se mund të shtyhej për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike në Ciudad de México.
FIFA kishte shqyrtuar mundësinë që dueli të zhvillohej gjashtë orë më herët, për shkak të rrezikut nga stuhitë e forta dhe përmbytjet e mundshme në kryeqytetin meksikan. Megjithatë, sipas mediave angleze, organizata botërore e futbollit ka hequr dorë nga kjo ide pas reagimeve të forta nga katër federata kombëtare.
Plani që shkaktoi reagime FIFA njoftoi të premten se po shqyrtonte seriozisht zhvendosjen e ndeshjes nga ora sipas kohës lokale, respektivisht ora pas mesnate sipas kohës sonë, në orën të së dielës. Arsyeja ishin parashikimet meteorologjike, të cilat paralajmëronin reshje të dendura dhe mundësi për përmbytje në Ciudad de México.
FIFA pritet të njoftojë ndryshimin e orarit për ndeshjen mes Anglisë dhe Meksikës Megjithatë, propozimi shkaktoi reagime të menjëhershme jo vetëm nga federatat e Anglisë dhe Meksikës, por edhe nga Brazili dhe Norvegjia.
Ndryshimi i orarit të ndeshjes Angli–Meksikë do të ndikonte edhe në programin e përballjes së raundit të 1/8 së finales ndërmjet Brazilit dhe Norvegjisë, për të shmangur mbivendosjen e termineve. Për këtë arsye, përfaqësuesit e katër federatave zhvilluan bisedime urgjente me FIFA-n, duke kërkuar që ndeshjet të mos preken nga ndryshime të minutës së fundit.
FA dhe Aguirre kundër ndryshimit Kombëtarja angleze pritet të udhëtojë drejt Ciudad de México të premten në mbrëmje, ashtu siç ishte planifikuar, dhe programi i udhëtimit nuk do të ndryshojë.
Megjithatë, Federata Angleze e Futbollit thuhet se ishte veçanërisht e pakënaqur me mundësinë e ndryshimit të orarit, pasi një vendim i tillë do të prishte rutinat e përgatitjes së ekipit dhe do të ndikonte edhe te tifozët anglezë, të cilët kishin planifikuar të mbërrinin në Ciudad de México vetëm të dielën.
Pakënaqësinë e tij e shprehu edhe përzgjedhësi i Meksikës, Javier Aguirre, i cili kritikoi idenë e zhvendosjes së ndeshjes. “Nuk do të thosha se e gjithë puna jonë po shkon dëm, por nuk është shumë larg kësaj. Po humbasim gjashtë orë që ishin pjesë e planit tonë për ditën e ndeshjes. Kjo nuk më pëlqen aspak”, deklaroi Aguirre.
Në fund, FIFA vendosi që ndeshja Angli–Meksikë të mos ndryshojë termin dhe të luhet sipas planit fillestar, ndërsa organizatorët do të vazhdojnë të monitorojnë nga afër kushtet e motit në Ciudad de México.
