Lionel Messi vazhdon të shkruajë historinë në Kupën e Botës me paraqitjet e tij të jashtëzakonshme. Me golin e shënuar ndaj Kepit të Gjelbër, ylli argjentinas arriti në 12 kontribute direkte për gol në fazën me eliminim direkt të Botërorit, me 6 gola dhe 6 asistime.
Kjo e bën Messin futbollistin me më shumë kontribute të tilla që nga viti 1966, duke lënë pas legjendën Pele dhe Kylian Mbappe, të cilët numërojnë nga 11 secili. Rekordi i ri është një tjetër dëshmi e ndikimit të jashtëzakonshëm të kapitenit argjentinas në ndeshjet më vendimtare të futbollit botëror.
Në moshën 39-vjeçare, Messi vazhdon të sfidojë kohën dhe të vendosë standarde të reja në historinë e sportit.
