FSK merr pjesë në ushtrimin “Golden Sabre 2026” të udhëhequr nga

0%

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar se ka marrë pjesë në ushtrimin e përbashkët “Golden Sabre 2026”, të drejtuar nga KFOR në kampin në Vrellë.

Sipas njoftimit të FSK-së të datës , përmes këtij ushtrimi u testuan procedurat operacionale, komunikimi dhe koordinimi ndërmjet institucioneve përgjegjëse për menaxhimin e krizave, duke synuar rritjen e gatishmërisë dhe efektivitetit në përballimin e skenarëve të ndryshëm emergjentë.

“Forca e Sigurisë së Kosovës mori pjesë në këtë ushtrim me njësitë e Gardës Kombëtare të Kërkim-Shpëtimit, EOD-së, si dhe ekipin e mjekësisë. Gjatë zhvillimit të ushtrimit, këto njësi demonstruan profesionalizem, gatishmëri dhe aftësi të larta operacionale në përmbushjen e detyrave të tyre”- thuhet në njoftim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pjesë e ushtrimit “Golden Sabre 2026″ishin edhe KFOR-i, FSK, Policia e Kosovës, Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME), dhe EULEX.

Burimi: Kallxo