Shoqata e Qumështoreve të Kosovës kërkoi nga institucionet përkatëse të vazhdojnë me vendosmëri kontrollet në të gjitha fabrikat e qumështit kudo që ekziston dyshimi i bazuar se aty përpunohet me yndyrë palme dhe qumësht pluhur, duke nënvizuar se vaji i palmës duhet ndaluar në fabrikat e përpunimit të qumështit!
Njoftimi i plotë: Fermerët e Kosovës kanë paguar kosto tepër të rëndë duke duruar gjatë 12 viteve të kaluara, për shkak të vajit të palmës dhe qumështit pluhur.
AUV- i ,Ministria e Bujqësisë dhe të gjitha institucionet e tjera përgjegjëse tē vazhdojnë me vendosmëri dhe përkushtim kontrollet në të gjitha fabrikat e qumështit kudo që ekziston dyshimi i bazuar se aty përpunohet me yndyrë palme dhe qumësht pluhur.
Duhet pasur parasysh se në ambientet ku operohet me vaj palme grimcat mikroskopike do të jenë të pranishme edhe në produktet, të cilat nuk janë të përziera me vaj palme, për shkak tē kontaminimit të kryqëzuar (Cross – Contamination).
Në këtë mënyrë produkti “pa vaj palme“ nuk mund t’i shmanget kontaminimit, sepse përhapja bëhet përmes : Sistemeve të ajrosjes, ventilimit, mjeteve të punës, rrobave, personelit etj, prandaj NUK duhet lejuar vajin e palmës në fabrikat e qumështit .
Zgjidhja: Vaji i palmës larg tryezave tona në prodhimet e qumështit, kurse fabrikat që e kanë përdorur duhet dezinfektim dhe sterilizim total brenda dhe jashtë fabrikave në mënyrë që të fillojnë me prodhime qumështi të sigurta.
