Paraburgim për të dyshuarit për dallavere me naftë

0%

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve të dyshuar për përfshirje në shpëlarje parash, krim të organizuar dhe vepra të tjera penale.

Sipas aktvendimit të datës , gjyqtari i procedurës paraprake Vesel Ismaili ka vendosur caktimin e paraburgimit pas shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë Speciale. Në mesin e personave ndaj të cilëve është caktuar paraburgimi janë: Faruk Mazrek, Fariz Mazrek, Skender Kelmendi, Nisret Bajraktari, Dashnim Miftari, Adem Morina, Muhamet Mazrek, Naser Morina dhe Gazmend Quni.

Skema kriminale në sektorin e naftës, kërkohet paraburgim për nëntë të arrestuarit Ata dyshohen për veprat penale të shpëlarjes së parave, pjesëmarrjes ose organizimit të grupit kriminal të organizuar, kontrabandimit të mallrave, shmangies nga tatimi, mbajtjes në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, si dhe falsifikimit të parasë, në kundërshtim me dispozitat e Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe ligjeve përkatëse.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Aktvendimi është marrë pas seancës dëgjimore të mbajtur më , ndërsa kërkesa e Prokurorisë Speciale ishte dorëzuar më . Ky vendim lidhet me një nga rastet më të mëdha që po hetohen nga Prokuroria Speciale, ku dyshimet përfshijnë veprimtari të krimit të organizuar dhe pastrim të parave.

Burimi: Telegrafi