​Fermerët Kosovarë të Qumështit: AUV urgjentisht rezultatet, “Vita”

0%

Shoqata Fermerët Kosovarë të Qumështit bënë të ditur se u mbajt takimi urgjent me anëtarësinë e Shoqatës për shkak të situatës së krijuar me ndërprerjen e grumbullimit të qumështit të freskët nga fermat tona nga qumështorja Vita. “Kërkesa kryesore ishte një takim i menjëhershëm me qumështoren në mënyrë që të rifillojë grumbullimi.

Kërkesa kryesore e qumështores është dalja sa më e shpejtë e rezultateve të mostrave të marra në mënyrë që të rifillojë grumbullimi”, thuhet në njoftimin e Fermerëve Kosovarë të Qumështit.

“Prandaj, ne si shoqatë e prodhuesve kërkojmë urgjentisht nga Ministria e Bujqësisë, respektivisht Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë me procedim te rezultateve në mënyrë që të procedojmë me dorëzimin e qumështit të freskët në mënyrë që të evitojmë çdo humbje eventuale të sasisë së prodhuar, duke marrë parasysh edhe temperaturat e larta të cilat mbizotërojne.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në të kundërtën, nuk mund t’i shmangim protestat eventuale të fermerëve”, thuhet në njoftimin e Shoqatës Fermerët Kosovarë të Qumështit.

Burimi: Bota Sot