QMK: Deri në orën 18:00 janë regjistruar gjashtë zjarre, pesë janë

0%

Deri në ora janë regjistruar gjashtë zjarre në sipërfaqe të hapura në territorin e vendit, një prej të cilave është ende aktiv, dhe pesë janë shuar plotësisht, njofton Qendra për Menaxhim me Kriza.

Zjarri është aktiv në zonën e komunave Çeshinovo-Obleshevë dhe Probishtip, në zonat e fshatrave Novoselani dhe Lepopelci, si dhe Buçishte dhe Neokazi, ku digjet bimësi e ulët dhe pyje të degraduara me kërcell të ulët. Ndërkohë, janë shuar pesë zjarre.

Katër prej tyre ishin në zonën e Komunës së Shtipit – pranë fshatrave Çardaklija dhe Star Karaorman, në lokacionin “Isar” dhe midis Qumështores së Shtipit dhe fabrikës së tekstilit “Albatros”, ku digjej bimësi e ulët, drithëra dhe kashtë. Është shuar edhe zjarri në pronën e “Zhito Pollog” në Komunën e Tetovës, ku digjej edhe bimësi e ulët.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi