Shpërndaje në: Përzgjedhësi i Spanjës, Luis de la Fuente, e ka pranuar se forma fizike e Lamine Yamalit ende nuk është më e mira dhe për këtë nuk ka shfaqur shumë në Botëror. Sulmuesi i Barcelonës e ka vetëm një gol në Kupë të Botës. Ai pati disa tentime në fitoren bindëse 3:0 të Spanjës ndaj Austrisë, në 1/16 e finales së Kupës së Botës.
Por, De la Fuente ka theksuar se ndikimi i Yamalit do të vërehet më vonë. “Ai mezi pret ta demonstrojë identitetin e tij futbollistik. Ai është duke e bërë këtë, por ka shumë për të ofruar. Ai është i qetë dhe i motivuar sepse i sheh të tjerët që bëjnë lojë të madhe, ndërsa forma e tij më e mirë ende nuk ka ardhur. Por, do të vijë shpejtë”, ka theksuar përzgjedhësi i spanjollëve.
Spanja do të përballet me Portugalinë në raundin tjetër të fazës nokaut.
