Shpërndaje në: Një grua ukrainase është identifikuar si e dyshuara kryesore për shpërthimin me pako-bombë në Monaco, nga i cili mbetën të plagosur rëndë një multimilioner ukrainas nën sanksione, gruaja e tij dhe fëmija 13-vjeçar, shkruan BBC.
Zëvendësprokurori i Monacos bëri të ditur se 39-vjeçarja, Anastasiia Berezovska, dyshohet se ishte maskuar si burrë dhe se mund të mos ketë vepruar e vetme. Për Berezovskan është lëshuar një njoftim i kuq i Interpolit (Red Notice). Ajo kërkohet për tentativë vrasjeje, vendosje të një mjeti shpërthyes në një rrugë publike me qëllim kriminal dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale.
Sipas hetimeve, pak para orës të së hënës, një person la një pako në hyrje të një ndërtese banimi, e cila shpërtheu pak çaste më vonë – në momentin kur multimilioneri bashkë me gruan dhe fëmijën po hynin në ndërtesë. Policia po punon për identifikimin e bashkëpunëtorëve të mundshëm, ndërsa vazhdon kërkimi për të dyshuarën.
Autoritetet e Monacos besojnë se Berezovska kishte kaluar disa ditë duke vëzhguar ndërtesën para sulmit.
