Të dielën, më 5 korrik, në pistën e vjetër të aeroportit në Sllatinë, mbahet gara Drag Race, e dyta për këtë vit. Gjithçka nis në orën – , me paraqitjen në garë dhe pajisjen me numrat startues. Gjatë të njëjtës periudhë kohore dhe në të njëjtin vend, në pistën e garave, bëhet edhe verifikimi i dokumentacionit dhe kontrollimi teknik i veturave.
Në orën nisin vozitjet kualifikuese (dy vozitje) ku secilës veturë do t’i matet koha dhe do të përcaktohet klasa. 15 minuta pas përfundimit të tyre bëhet formimi i klasave dhe publikimi i listës startuese, ndërsa pas 15 minutave të tjerë nis gara Drag Race 2.
