Modriçi – i zhgënjyer

0%

Luka Modriç nuk e fshehu zhgënjimin pas eliminimit të Kroacisë nga Portugalia në të tetën e finales së Kampionatit Botëror FIFA 2026. Mesfushori legjendar kritikoi vendimet e VAR-it, duke lënë të kuptohet se teknologjia nuk zbatohet njësoj për të gjitha kombëtaret. Kroacia u mposht me rezultat 2:1 në një ndeshje dramatike.

Pas përfundimit të takimit, Modriçi tha se skuadra e tij meritonte shumë më tepër. “Ndeshjen mund ta ndajmë në dy pjesë. Në pjesën e parë nuk ishim në nivelin tonë dhe luajtëm mjaft mbrojtës. Në të dytën ishim fenomenalë, ishte një nga paraqitjet tona më të mira. Mund ta kishim mbyllur ndeshjen më herët, por humbëm shumë raste. Pastaj ndodhën gjëra që për mua janë të pabesueshme.

Është e vështirë të them diçka tani, sepse emocionet janë ende të forta. Mendoj se merituam shumë më tepër” , deklaroi Modriçi. Kapiteni kroat u ndal veçanërisht te penalltia e akorduar për Portugalinë dhe mënyra se si ndërhyri VAR-i. “Mendoj se e merituam shumë më tepër, por gjërat shkuan në favor të tyre.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sa i përket asaj penalltie, besoj se po të ishin rolet e kundërta, VAR-i nuk do të kishte ndërhyrë kurrë. Që kur u fut, kam qenë skeptik ndaj VAR-it. Më vonë tregoi se mund të ishte i dobishëm në disa raste, por po keqpërdoret. Zbatohet në mënyrë selektive ose sipas madhësisë së ekipit.

Sipas mendimit tim, VAR-i duhet të ndërhyjë vetëm kur ekziston siguri e plotë se është bërë një gabim, e jo në situata që nuk janë të qarta. Sot nuk ishte penallti”. Modriçi shtoi se e shqetëson fakti që vendime të tilla, sipas tij, shpesh shkojnë në dëm të Kroacisë. “Më frustron që vendimet gjithmonë duket se shkojnë kundër nesh. Megjithatë, nuk do ta përdorim këtë si justifikim.

Thjesht më pengon fakti që vendime të tilla përcaktojnë fatin tënd dhe ndikojnë në mënyrën se si e përjeton gjithë mundin, sakrificat dhe luftën që bën. Kjo lë një shije shumë të hidhur”.

Burimi: Bota Sot