Presidenti amerikan, Donald Trump, publikoi një video të gjeneruar nga Al, në të cilën ai luan rolin e një mjeku i cili pretendon se ka shëruar disa nga kritikët e tij më të famshëm nga “sindroma e çrregullimit Trump”. Midis atyre të “shëruara” në video është aktorja Rosie O’Donnell, e cila në realitet tha se mendimi i saj për presidentin nuk ka ndryshuar, raporton Guardian.
Shtëpia e Bardhë i trajton kryesisht njoftime të tilla si humoristike dhe pjesë të stilit të komunikimit politik të presidentit. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Davis Ingle, tha se ishte “e drejta” e Trumpit të publikonte videon. “Sindroma e Çrregullimit Trump është një sëmundje që për fat të keq ka gërryer trurin e shumë njerëzve”, deklaroi Ingle.
Zyrtarët nuk kanë konfirmuar nëse Shtëpia e Bardhë ka kontaktuar ndonjë nga personazhet që u përdorën në video. Pamjet e shpërndara në profilin e udhëheqësit amerikan në Truth Social shfaq figura që e kanë kundërshtuar publikisht presidentin, përfshirë Whoopi Goldberg, Edward Norton dhe Julia Roberts.
