Autoritetet iraniane raportohet se kanë nisur përgatitjet për ceremoni të posaçme dhe një program përkujtimor që lidhet me udhëheqësin suprem Ali Khamenei, sipas mediave ndërkombëtare.
Sipas raportimeve të publikuara nga agjenci të huaja dhe media lokale iraniane, trupi i tij dyshohet se është transferuar në Xhaminë e Madhe në Teheran, ndërsa janë planifikuar ceremoni zyrtare që përfshijnë homazhe dhe një procesion funerar.
Autoritetet iraniane thuhet se kanë parashikuar një program disa-ditor, me pjesëmarrje të mundshme të delegacioneve të huaja dhe të qytetarëve, të cilët pritet t’i japin lamtumirën figurës së lartë shtetërore. Ali Khamenei ka qenë udhëheqës suprem i Iranit për dekada dhe një nga figurat më me ndikim në politikën e Lindjes së Mesme.
Megjithatë, rrethanat rreth raportimeve për fatin e tij mbeten të paqarta dhe nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur nga burime zyrtare ndërkombëtare. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
