Katër herë fitues i “Tour de France”, Chris Froome tërhiqet nga

0%

Katër herë fituesi i garës prestigjioze “Tour de France”, Chris Froome, ka njoftuar tërheqjen nga çiklizmi profesionist, në moshën 41-vjeçare, duke mbyllur një nga karrierat më të suksesshme në historinë e këtij sporti. Çiklisti britanik nuk ka garuar që prej gushtit të vitit 2025, kur pësoi një aksident të rëndë gjatë një seance stërvitore në jug të Francës.

“Fa tkeqësisht, ndodhi ai aksident verën e kaluar. Nuk ishte mënyra, që doja te mbyllja karrierën, por e kuptova se gjithçka kishte marrë fund”, tha Froome për televizionin belg “Sporza”. Më pas, ai e konfirmoi vendimin edhe në rrjetet sociale.

Froome fitoi “Tour de France” në vitet 2013, 2015, 2016 dhe 2017, ndërsa triumfoi edhe në “Giro d’Italia” në vitin 2018 dhe në “Vuelta a Espana” në vitet 2011 dhe 2017. Të gjitha këto suksese i arriti me skuadrën “Team Sky”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Bashkëshortja e tij, Michelle Froome bëri të ditur se aksidenti i vitit 2025, i shkaktoi dëmtime të rënda, përfshirë frakturë në shtyllën kurrizore, mushkëri, pesë brinjë të thyera dhe një çarje të perikardit (cipës që rrethon zemrën), pasi u përplas me një tabelë rrugore me shpejtësi mbi 48 kilometra/orë.

Froome nuk arriti të rikthehej më, në nivelin që kishte para aksidentit të rëndë të vitit 2019 në Critérium du Dauphiné, ku pësoi fraktura të shumta dhe qëndroi në terapi intensive. Gjatë karrierës së tij, britaniku regjistroi 46 fitore në gara profesioniste dhe mbetet një nga çiklistët më të suksesshëm të historisë.

Me katër tituj në Tour de France, ai renditet pas katër legjendave të këtij sporti: Jacques Anquetil, Eddy Merckx, Bernard Hinault dhe Miguel Indurain, të cilët kanë fituar pesë herë garën më të famshme të çiklizmit.

Burimi: Bota Sot