Vita Abrashi-Kajtazi Shpërndaje në: Aktorja dhe regjisorja Olivia Wilde beson se çiftet nuk mund të mbajnë një marrëdhënie të gjatë pa zhvilluar biseda të sinqerta dhe të vështira. Në një intervistë për , 42-vjeçarja ka thënë se kjo është edhe tema kryesore e filmit të saj të ri, “The Invite”, ku luan përkrah aktorit Seth Rogen. “Marrëdhëniet janë të vështira.
Ndonjëherë duket pothuajse e pamundur të qëndrosh për një kohë të gjatë me të njëjtin person nëse nuk zhvilloni ato biseda të vështira për të cilat flet edhe filmi”, ka thënë Wilde. Ajo ka folur gjithashtu për fundin e lidhjes së saj me aktorin Jason Sudeikis, me të cilin ka dy fëmijë.
Në podcastin “Call Her Daddy”, Wilde ka kujtuar momentin kur e kuptoi se marrëdhënia e tyre kishte marrë fund. “Mbaj mend datën, ishte ditëlindja ime, më . Kishim kohë që po kalonim një periudhë shumë të vështirë”, ka thënë ajo. Sipas aktores, gjatë kthimit për në shtëpi e pyeti Jason nëse i kishte blerë një dhuratë për ditëlindje.
“I thashë: ‘A më ke blerë ndonjë dhuratë?’ Ai u përgjigj: ‘Çfarë të të blej, Olivia? Unë nuk të njoh më’. Dhe kishte të drejtë. Nuk e njihnim më njëri-tjetrin”, ka treguar ajo. Wilde ka thënë se ajo bisedë i bëri të kuptonin se lidhja kishte përfunduar. “Ishte shumë e dhimbshme. Aty e kuptuam se gjithçka kishte marrë fund dhe se duhej t’i jepnim fund marrëdhënies”, u shpreh ajo.
Aktorja ka pranuar gjithashtu se ndarja ishte edhe më e vështirë për shkak të vëmendjes së madhe mediatike. “Ai u fotografua në plazh me partneren e tij të re dhe mediat shkruanin se sa i lumtur dukej. Ishte e vështirë ta përjetoja gjithë këtë në sy të publikut”, ka thënë Wilde.
