Komuna e Fushë Kosovës ka njoftuar, se janë duke vazhduar çdo ditë e më shumë me intensitet të lartë në të gjitha zonat e Komunës për mbledhjen e mbeturinave. Sipas njoftimit ekipet janë të angazhuar dhe janë ne teren çdo ditë duke punuar me përkushtim për largimin e mbeturinave dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike.
Me qëllim të ruajtjes së pastërtisë dhe krijimit të një mjedisi më të pastër për të gjithë qytetarët. “Falënderojmë qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe i ftojmë të vazhdojnë të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë duke i hedhur mbeturinat vetëm në vendet e parapara për këtë qëllim”, thuhet tutje në njoftim.
