Ekskluzive | Dy persona me biçikletë i dogjën veturën luksoze me

0%

Një zjarrvënie e dyshuar ka ndodhur pas mesnate në hyrje të Prishtinës, ku persona ende të paidentifikuar i kanë vënë flakën një veture luksoze me vlerë rreth 180 mijë euro, raporton Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës , në rrugën Prishtinë–Fushë Kosovë, përballë pompës së derivateve “Kastrati”.

Sipas ankuesit, B.A., 37-vjeçar, bazuar edhe në deklarimet e dëshmitarëve, dy persona me biçikletë janë afruar pranë automjetit, kanë derdhur një lëng që dyshohet të ketë qenë benzinë dhe më pas i kanë vënë flakën, duke u larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Në momentin e mbërritjes së Policisë, zjarrfikësit kishin arritur ta lokalizonin zjarrin, ndërsa automjeti kishte pësuar dëme të konsiderueshme. Sinjali mëson se pamjet e kamerave të sigurisë janë siguruar nga hetuesit dhe, sipas informacioneve fillestare, në to shihen persona që përputhen me përshkrimin e dhënë nga ankuesi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e hetimeve rajonale dhe forenzika, të cilat kanë kryer ekzaminimin dhe kanë mbledhur provat materiale. Me urdhër të Prokurorit, rasti është iniciuar si “Zjarrvënie”, ndërsa është urdhëruar edhe intervistimi i personave që përmenden nga ankuesi në cilësinë e dëshmitarëve. Hetimet për identifikimin e autorëve janë në vazhdim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com