Imazhi i fundit i finales së çmendur Portugali–Kroaci ishte Luka Modriç, me 5 Kupa Bote dhe 202 ndeshje të luajtura me fanellën e kombëtares, në lot pas eliminimit në 1/8 e finales. I rraskapitur dhe i prekur emocionalisht, ai u ngushëllua nga shokët dhe kundërshtarët në një mbrëmje që mund të ketë mbyllur një epokë të jashtëzakonshme të futbollit botëror.
Mes atyre që iu afruan për ta nderuar ishte Cristiano Ronaldo, ish-shoku i tij te Real Madridi. Të dy u përqafuan gjatë, ndërsa portugezi u përpoq ta ngushëllonte. Kamerat kapën CR7 duke i folur në vesh, ndërsa më pas ai zbuloi edhe bisedën: “Kam luajtur me Modrić për shumë vite. Është e mrekullueshme ta shohësh ende duke konkurruar në një nivel kaq të lartë.
I thashë: Luka, urime për gjithçka. Të uroj më të mirat për pjesën tjetër të karrierës tënde”. Ndërkohë, mediat si BBC dhe CBS i kanë dedikuar homazhe kapitenit kroat, ndërsa vetë Modriç nuk dha një përgjigje të qartë për të ardhmen e tij me kombëtaren: “Nuk është momenti për të folur për këtë. Do ta mësoni së shpejti”
