Punime në rrjetin e ujësjellësit në Mitrovicë, disa zona mund të

0%

Kompania rajonale e ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se gjatë ditës ekipet e mirëmbajtjes do të realizojnë punime të planifikuara në disa lokacione, me qëllim të përmirësimit të rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit. Për shkak të këtyre punimeve, në disa zona mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm.

Sipas njoftimit, punime në rrjetin e ujësjellësit do të zhvillohen në rrugët: “Pajazit Boletini”, “Bislim Bajgora”, “Kuvendi i Lezhës”, “Hoxhë Hasan Tahsini”, “Ukshin Kovaqica”, “Mbretëresha Teuta”, “Rifat Vidishiqi”, “Lah Nimani”. Ndërsa, punime në rrjetin e kanalizimit do të kryhen në: Rrugën “Sami Gashi”, Rrugën “Ali Pashë Tepelena”, Rrugën “Bislim Bajgora”, Fshatin Vaganicë.

Gjatë realizimit të punimeve në rrjetin e ujësjellësit, në zonat e përfshira mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm. Po ashtu , “pas rikthimit të furnizimit, si pasojë e ndërhyrjeve teknike, mund të shfaqet turbullirë e përkohshme e ujit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Konsumatorëve u rekomandohet që, nëse uji është i turbullt, ta lënë rubinetin të rrjedhë për disa minuta derisa uji të kthjellohet plotësisht“, thuhet në njoftim.

Burimi: Bota Sot