Sekuestrohen 4 AK-47 në një porosi të dërguar me agjenci turistike,

0%

Policia pas pranimit të informatës më janë ndërmarrë veprime hetimore, ku më pas është kontrolluar një porosi e dërguar përmes një agjencioni turistik në të cilën janë gjetur dhe sekuestruar; 4 AK-47, 9 karikatorë, 262 fishekë dhe dy dritare plastike. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se të enjten pas veprimeve policore janë shoqëruar dy persona.

“ Me datën pas pranimit të informatave janë ndërmarrë veprime hetimore, ku më pas është kontrolluar një porosi e dërguar përmes një agjencioni turistik në të cilën janë gjetur dhe sekuestruar; 4 AK-47, 9 karikatorë, 262 fishekë dhe dy dritare plastike.

Me datën pas veprimeve policore janë shoqëruar dy persona meshkuj kosovarë, për intervistim dhe procedura të mëtejme policore”, thuhet në raport. Ndërkaq, lidhur me rastin me vendim të prokurorit kompetent është bastisur një shtëpi në të cilën janë gjetur dhe sekuestruar tri pjesë të AK-47 dhe kondak pushke prej druri.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Me vendim të prokurorit njëri nga personat e shoqëruar në polici, pas intervistimit me vendim të prokurorit kompetent është dërguar në mbajtje.

Burimi: Telegrafi