Selanik: Tentoi të godiste mbesën 9-vjeçare me zinxhir qeni,

0%

Një 43-vjeçar është arrestuar nga autoritetet greke në Selanik, pasi dyshohet se ka tentuar të sulmojë mbesën e tij 9-vjeçare në një park në zonën e Kalamarisë. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pasditen e së enjtes dhe është denoncuar menjëherë nga qytetarët tek autoritetet kompetente.

Pas kallëzimit, efektivët e Komisariatit të Policisë së Kalamarisë kanë ndërhyrë dhe kanë arrestuar të dyshuarin, ndaj të cilit është ngritur procedurë penale. Autoritetet greke kanë bërë të ditur se hetimet po vazhdojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e incidentit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com