Oda Amerikane vlerëson trajtimin ndaj kompanisë “Vita” si përkeqësim

0%

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë shpreh shqetësimin e saj serioz lidhur me inspektimin e paprecedent të zhvilluar dje në objektet e qumështores “Vita”, një prej kompanive më të mëdha prodhuese në Kosovë, një ndër tatimpaguesit më të mëdhenj të vendit dhe një biznes që ka luajtur rol përcaktues në zhvillimin e industrisë së përpunimit të ushqimit dhe prodhimit vendor.

Angazhimi i një numri kaq të madh inspektorësh ndaj një kompanie të vetme përbën një veprim të paprecedent që ngre shqetësime serioze lidhur me proporcionalitetin, domosdoshmërinë dhe qëllimin e këtij intervenimi.

Ndonëse Oda Amerikane mbështet plotësisht zbatimin e ligjit dhe përgjegjësinë e institucioneve shtetërore për mbrojtjen e shëndetit publik dhe konsumatorëve, këto kompetenca duhet të ushtrohen gjithmonë në mënyrë proporcionale, profesionale, të paanshme dhe në përputhje me parimet e sigurisë juridike.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Veprime të kësaj natyre krijojnë perceptimin e një trajtimi selektiv dhe tendencioz, duke minuar besimin e komunitetit të biznesit dhe duke dërguar sinjal shqetësues për investitorët vendorë dhe ndërkombëtarë.

Rasti i qumështores “Vita”, AUV: Janë marrë mostra, priten rezultatet e analizave Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka shprehur vazhdimisht shqetësimin e saj lidhur me përkeqësimin e mjedisit të të bërit biznes, si pasojë e pasigurisë juridike në rritje, paparashikueshmërisë institucionale dhe zbatimit jokonsistent të ligjit.

Raste si ky vetëm sa i përforcojnë këto shqetësime dhe e dobësojnë më tej besimin e investitorëve në Kosovë. / Telegrafi

Burimi: Telegrafi