Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka deklaruar se Irani ka “rënë dakord për pothuajse gjithçka që na nevojitet” në negociatat për një marrëveshje përfundimtare midis dy vendeve. Trump e bëri këtë pohim në një intervistë me CNBC, kur u pyet nëse lufta me Iranin mund të shndërrohej në një nga të ashtuquajturat “luftëra të pafundme” që ai ishte zotuar t’i shmangte.
Trump kishte theksuar më parë angazhimin e Iranit, të përfshirë në memorandumin e mirëkuptimit të nënshkruar muajin e kaluar, për të mos blerë një armë bërthamore, edhe pse vendi kishte bërë të njëjtin angazhim në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 të ndërmjetësuar nga presidenti i atëhershëm i SHBA-së Barack Obama.
Trump vuri në dukje në intervistën për CNBC se lufta me Iranin ishte shumë më e shkurtër se konfliktet e tjera. Duke iu referuar Iranit, ai tha se arriti ta “mposhte atë ushtarakisht”, edhe pse Teherani ende ka “disa raketa”. “Po negociojmë dhe do ta shohim”, t heksoi Trump.
