Lidhja e Bizneseve: Mbyllja e Qumështores VITA, goditje direkte ndaj

0%

Lidhja e Bizneseve të Kosovës (LBK) ka reaguar ndaj zhvillimeve që lidhen me fabrikën e qumështit VITA, duke shprehur shqetësim për, siç e cilëson, dëmtimin e prodhimit vendor dhe klimës së të bërit biznes në vend.

Sipas LBK-së, fabrika e qumështit VITA i posedon të gjitha certifikatat e nevojshme dhe i plotëson standardet e kërkuara, ndërsa çdo veprim ndaj një prodhuesi të tillë, sipas tyre, ngre shqetësime serioze dhe cenon besimin e investitorëve në Republikën e Kosovës.

Në reagimin e saj, Lidhja e Bizneseve u ka bërë thirrje ministrave dhe zyrtarëve institucionalë që të shmangin veprimet të cilat, sipas saj, nuk i bëjnë nder as institucioneve, as politikës dhe as shtetit të Kosovës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Mbyllet qumështorja”Vita”, drejtori Spahija hedh akuza ndaj Qeverisë LBK vlerëson se situata me Qumështoren VITA përbën alarm për të gjithë sektorin privat, duke theksuar se mbyllja e një prej prodhuesve më të mëdhenj vendorë nuk prek vetëm kompaninë, por edhe qindra vende pune, fermerë, furnizues të qumështit dhe të gjithë zinxhirin e furnizimit.

Sipas këtij organizimi, veprime të tilla rrezikojnë të dëmtojnë prodhimin vendor, të cenojnë tregjet e brendshme dhe të jashtme për produktet e Kosovës, si dhe të favorizojnë rritjen e importit në dëm të prodhimit vendas.

“Lidhja e Bizneseve të Kosovës” thekson se institucionet duhet të garantojnë sundimin e ligjit, por pa selektivitet, presion apo vendime që, sipas saj, dëmtojnë ekonominë dhe prodhuesit vendorë.

Në fund, LBK ka bërë të ditur se do të vazhdojë të mbështesë prodhimin vendor, ruajtjen e vendeve të punës dhe zhvillimin e ekonomisë së Kosovës, duke kërkuar ndaljen e politikave që, sipas saj, dëmtojnë klimën e biznesit në vend./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi