Koncerti i reperit të njohur Lil Wayne në Bangor, në shtetin amerikan të Maine, është anuluar në momentet e fundit, duke lënë të zhgënjyer mijëra fansa që kishin pritur performancën e tij. Eventi ishte pjesë e turneut “20 Years of Carter Classics” dhe pritej të vazhdonte një seri koncertesh të suksesshme gjatë vitit 2025.
Megjithatë, pas performancës së artistit hapës 2 Chainz, publiku priti për orë të tëra para se të njoftohej anulimi rreth orës . Fillimisht nuk u dha asnjë arsye zyrtare për mungesën e Lil Wayne, duke shtuar zhgënjimin e fansave që kishin udhëtuar nga vende të ndryshme për të marrë pjesë në koncert.
Më pas, reperi reagoi përmes Instagramit, duke kërkuar falje dhe duke njoftuar se koncerti është shtyrë për më 28 korrik. Ai u bëri thirrje fansave të ruajnë biletat, të cilat do të vlejnë për datën e re të shfaqjes. Organizatorët kanë bërë të ditur se të gjithë blerësit e biletave do të informohen përmes e-mailit për detajet shtesë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
