Kontrollit nuk i shpëton edhe Messi

0%

Mund të quhesh Lionel Messi, por kjo nuk do të thotë që do t’i shpëtosh kontrolleve të doganës amerikane. Kapitenit të Argjentinës, i cili jeton prej disa vitesh në Shtetet e Bashkuara, iu vendos detektori i metaleve dhe iu hap çanta në pistën e aeroportit të Miamit. Messi e mori me sportivitet këtë situatë duke qeshur.

Në këtë Botëror, gjatë lëvizjeve të tyre, ekipet pjesëmarrëse janë kontrolluar, në disa raste edhe duke përdorur qen që nuhasin bagazhet.

Burimi: Bota Sot