Në Prishtinë është raportuar zhdukja e një personi, i cili është parë për herë të fundit mëngjesin e sotëm rreth orës në lagjen Bregu i Diellit, në afërsi të lagjes së Muhaxherëve. Sipas familjarëve, i zhdukuri vuan nga demenca dhe që nga momenti kur është parë për herë të fundit nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.
Familjarët apelojnë për ndihmë nga qytetarët dhe kërkojnë që kushdo që ka informacion të kontaktojë në këtë numër: 044 737 900 . Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
