Rekord tjetër i Granit Xhakës: ja sa ndeshje i ka me Zvicrën

0%

Kapiteni i Zvicrës Granit Xhaka, e ka regjistruar një rekord tjetër personal. Xhaka tashmë i ka luajtur 150 ndeshje me kombëtaren helvetike. Futbollisti me prejardhje nga Kosova tash e disa vite është shndërruar në një nga lojtarët kyç në 11-shen e zvicranëve. 33-vjeçari deri më tani në paraqitjet zyrtare i ka shënuar 18 gola.

Ai po ashtu po jep kontribut të madh tek kombëtarja e Zvicrës në këtë Kampionat Botëror që po zhvillohet në ShBA, Kanada dhe Meksikë. Së fundmi, Granit Xhaka, ka hyrë edhe në mesin e tre mesfushorëve më efikas për pasime drejt sulmit.

Burimi: Bota Sot