Korbat e Gazimestanit

0%

Mitomanë e shejtanë festojnë të ashtuquajturin Vidovdan, fantazmë të sajuar si triumf. Ata, në Gazimestanin e Kastriotit, tubohen çdo vit, si korbat kur prishet moti. Fare mirë e dinë se nuk ringjallen Mara Brankoviqi dhe bukuroshet e haremeve të sulltanëve dhe vezirëve.

Por i mbesin besnikë amanetit të Ivo Andriqit dhe Dobrica Qosiqit: se me trillime e gënjeshtra duhet arritur deri te qëllimi. Të rinj e të reja të Serbisë, të rritur e të frymëzuar nga gjyshër të verbuar prej miteve dhe urrejtjes, vazhdojnë avazin e vjetër. Në vend të kërkimfaljes për gjenocidin dhe krimin, prapë dëshirojnë që Kosovën ta mbërthejnë flakët e ta mbulojë tymi.

Evropa nuk duhet të bëjë sehir, por duhet t’u thotë: mjaft epsheve ndjellakeqe të qarqeve shoviniste të Serbisë, që na përzunë nga tokat tona stërgjyshore, që nga Nishi e deri në Merdar, duke na plaçkitur e vrarë. Kryekasapi i Ballkanit, në Gazimestan, dha betimin për Serbinë e Car Dushanit. Evropa as që deshi t’i dëgjonte kërcënimet e tij.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kur ndodhi krimi dhe gjenocidi, u dëgjua vetëm klithma: “Uh, ç’u bë!” Ai që nuk e pengon zjarrin, fare lehtë edhe vetë mund të digjet në të.

Burimi: Bota Sot