PZAP refuzoi ankesat, kur pritet certifikimi i rezultatit të

0%

Pesë ankesat e dorëzuara në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit, janë refuzuar nga ky institucion. Ankuesit që në këtë rast janë Bekim Haxhiu, Qëndrim Kryeziu, Lista Serbe dhe Partia e Re Demokratike(NDS), që nga momenti i vendimit të PZAP-së kanë 48 orë kohë të ankohen në Gjykatën Supreme.

Në rastin konkret, PZAP ka publikuar vendimet më mes dhe . Mbi bazën e kësaj i bie se afati për ankesë në Supreme vazhdon deri më në oraret e njëjta. Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme , Supremja ka afat prej 5 ditësh për të trajtuar ankesat që shkojnë në drejtim të saj si ankimim i vendimeve të PZAP-it.

Në përllogaritje i bie që më së largu deri më duhet të merren vendimet nga Supremja dhe në rast se edhe nga gjykata refuzohen ankesat – si të pabazuara – hapet rruga për certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve. Nga ajo ditë pastaj fillon afati 30 ditorë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ankesat në PZAP pas shpalljes së rezultateve përfundimtare Në ankesën e saj, Lista Serbe pretendoi se partia e Nenad Rashiqit(ZSPO) arriti një numër votash në komuna, ku sipas regjistrimit të popullsisë së Kosovës të vitit 2024, komuniteti serb praktikisht nuk ekziston.

KQZ në përgjigje ndaj ankesës së Listës Serbe ka deklaruar se pretendimet e saj nuk përbëjnë bazë ligjore për kontestimin e vlefshmërisë së votave apo rezultatit zgjedhor.

Kështu, PZAP e ka vlerësuar të pabazuar ankesën e Listës Serbe me arsyetimin se pretendimet e saj janë të pabazuara, për faktin se e drejta e votës ka dy parime kryesore – barazinë dhe fshehtësinë e saj dhe lista e votuesve nuk përmban të dhëna për përkatësinë etnike të votuesve për shkak se do të mund të cenohen këto parime.

Ngjashëm, NDS është ankuar për partinë e Rashiqit dhe Koalicionin Vakat , duke pretenduar se këto dy parti kanë marrë vota në vendvotime ku nuk ka prani të madhe të komunitetit boshnjak dhe atij serb respektivisht.

“E drejta e votës ka dy parime kryesore barazinë dhe fshehtësinë e saj dhe lista e votuesve nuk përmban të dhëna për përkatësinë etnike të votuesve për shkak se do të mund të cenohen këto parime.”- thuhet në të dy vendimet e PZAP-së për refuzimin si të pabazuar të ankesave të NDS-së.

Qëndrim Kryeziu dhe Bekim Haxhiu , të dy kandidatë për deputetë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës ishin ankuar në PZAP dhe kishin kërkuar rinumërimin e plotë të votave të kandidatëve për deputetë të kësaj partie. Të dy pretenduan për pasaktësi në votat e kandidatëve për deputetë të kësaj partie .

“Paneli vlerëson se procedura e ankesave pas shpalljes së rezultatit përfundimtar ka për qëllim shqyrtimin e pretendimeve të mbështetura në prova konkrete që mund të vënë në dyshim ligjshmërinë ose saktësinë e rezultatit të shpallur, e jo rivlerësimin e çështjeve që tashmë kanë qenë objekt shqyrtimi gjatë fazave paraprake të administrimit dhe verifikimit të procesit zgjedhor.”- thuhet mes tjerash në dy vendimet e PZAP-it për ankesat e Haxhiut dhe Kryeziut.

Në ato vendime po ashtu thuhet se ankesat janë të bazuara në të dhënat që veçse janë trajtuar paraprakisht nga PZAP-i. Rezultatet përfundimtare të shpallura nga KQZ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të shtunën, më rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 7 qershor.

Sipas rezultateve zyrtare, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia e parë me 47.13 % të votave, duke siguruar 53 mandate në Kuvend. Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 19.44 % të votave dhe do të përfaqësohet me 22 deputetë, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar 16.69 % të votave, që përkthehen në 18 ulëse.

Sipas rezultateve të shpallura nga KQZ-ja, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka siguruar 6.74 % të votave dhe shtatë mandate, ndërsa Lista Serbe ka fituar 5.40 % të votave, duke siguruar nëntë ulëse në Kuvend.

KQZ ka bërë të ditur se, pas shpalljes së rezultateve përfundimtare, subjektet politike dhe kandidatët kanë të drejtë të paraqesin ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa brenda afatit ligjor prej 48 orësh. Rezultatet e detajuara mund t’i lexoni KËTU .

Arsyeja e shkuarjes në zgjedhje Zgjedhjet e parakohshme u mbajtën pasi Kuvendi dështoi ta zgjedhë presidentin e vendit brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese. Në seancën e fundit, e cila kishte nisur më 27 prill dhe përfundoi më 28 prill, nuk pati kuorum për votim.

Ndonëse juridikisht nuk ka një dispozitë të prerë që përcakton se cili proces duhet të ketë përparësi absolute – Qeveria apo presidenti – në një rast të tillë kur Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar se 60 ditë është afati për zgjedhjen e presidentes, njohësit e Kushtetutës dhe çështjeve ligjore vlerësojnë se, për shkak të afateve dhe rrezikut nga vakumi institucional, zgjedhja e kryetarit të shtetit duhet të jetë prioriteti kryesor.

Paragrafi numër 182 i aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të datës , specifikon se Kuvendi ka në dispozicion afatin gjashtëdhjetë (60) ditor përpara hyrjes në periudhën tridhjetë (30) ditore të përcaktuar me paragrafit 2 të nenit 86 të Kushtetutës.

Megjithatë, sipas aktgjykimit, në kontekst të rrethanave të rastit, ndërlidhur me afatin e përcaktuar kushtetues të zgjedhjes së Presidentit kur nuk ka Kuvend të konstituuar dhe funksional dhe duke iu referuar qëllimit të normave kushtetuese, “Gjykata vlerëson se procedura për zgjedhjen e Presidentit duhet të fillojë nga dita e konstituimit të Kuvendit dhe të përfundojë më së largu brenda gjashtëdhjetë (60) ditëve nga dita e fillimit të procedurës për zgjedhjen e Presidentit.” Derisa numërimi i votave të partive politike ka përfunduar, ende nuk janë shpallur rezultatet përfundimtare pasi që pritet a do të ketë ankesa në Gjykatën Supreme dhe eventualisht deri në epilogun e rastit.

Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare pritet përfundimi i afatit për ankesa përsëri për t’u certifikuar rezultati pastaj dhe të fillojë afati 30 ditor për thirrjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Qëndrimet e partive për zgjidhjen e ngërçit politik në vend Posa Kuvendi të konstituohet, deputetët e rinj do të kenë 60 ditë afat për ta zgjedhur kreun e vendit.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka thënë se pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve do filloj komunikimet me partitë tjera. Nga Lidhja Demokratike e Kosovës janë shprehur të hapur për bashkëpunim në formimin e institucioneve të reja, kurse nga Aleanca kanë paraqitur disa kërkesa për të marrë pjesë në këtë proces, por pa kërkuar hise në qeverisje.

“Së pari duhet ta presim certifikimin e rezultateve. Certifikimi i rezultateve duhet të presë për trajtimin e ankesave dhe më pastaj pa humbur kohë do t’i kemi komunikimet dhe diskutimet e nevojshme”- u ka thënë shkurtimisht Kurti mediave më . Më , ai konfirmoi se nuk ka komunikim me partitë tjera sa i përket votimit të qeverisë dhe zgjedhjes së presidentit të ri.

“Porsa të certifikohet rezultati [zgjedhor], fillojmë komunikimet menjëherë”, ka deklaruar shkurt Kurti. Derisa më herët kishte thënë se synon bashkëpunim vetëm për çështjen e presidentit, gjatë së martës, ai nuk ka komentuar asgjë në lidhje me ndonjë marrëveshje të mundshme. “Ne jemi të interesuar që pa humbur kohë të hyjmë në fazën e konstituimit të institucioneve.

Sa më shpejt aq më mirë. Natyrisht, ju e dini, që për çështjen e presidentit, ne nuk mund ta bëjmë vetë këtë… Në këto rrethana neve na duhet bashkëpunim dhe do të mundohemi që të bashkëpunojmë me opozitën për çështjen e presidentit. Shpresoj që kësaj radhe të ndryshoj qasja e opozitës. Nuk kanë munguar ofertat nga ana jonë as në të kaluarën.

Duhet të përfundoj sjellja refuzuese e opozitës”- kishte thënë Kurti më , derisa ende nuk kishte përfunduar procesi i numërimit të votave. Në Partinë Demokratike të Kosovës ende nuk kanë një qëndrim se si do të veprojnë sa i përket konstituimit të institucioneve. “Deri më tash nuk e kemi diskutuar si çështje [formimin e institucioneve].

Kemi diskutuar më shumë për zgjedhjet e brendshme, si Kryesi. Në mbledhjen e grupit parlamentar janë një pjesë e madhe e Kryesisë, edhe deputetë që janë. Besoj që kjo do të jetë tema që do e shqyrtojmë”- ka thënë deputetja e zgjedhur e PDK-së Ariana Musliu-Shoshi më .

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri më ka thënë se LDK mund të unifikohet nëse ai vet ose kryetari Abdixhiku janë kandidatë për president. “Në rast se ky emër është Lumiri [Abdixhiku, kryetar i partisë] ose emri im, atëherë mund të unifikohemi. Lumirit i bie të jetë i pari, sipas detyrës zyrtare, sepse është kryetar.

Pas Lumirit, konsensus më të madh [brenda LDK-së] kam unë”, theksoi Haziri për REL. Në zgjedhjet e 7 qershorit, LDK-ja garoi me emrat e Vjosa Osmanit si kandidate për presidente dhe të Lumir Abdixhikut si kandidat për kryeministër.

Kjo parti siguroi 18 ulëse në Kuvendin e Kosovës, por sipas Hazirit, për emrin e Osmanit, LDK-ja nuk do të mund të sigurojë mbështetjen e të gjithë deputetëve të saj. “Mund të jetë sikur herën e kaluar, pra, dy-tri vota, mund të ndahen, por në rastin e Lumirit ose rastin tim, mund të unifikohemi”, sqaroi Haziri.

Haziri ka propozuar që për t’u zgjidhur ngërçi politik do duhej një marrëveshje në pako për tri pozitat kryesore të vendit, kryeministrin, presidentin dhe kryekuvendarin.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, më ka deklaruar se partia që ai e drejton është e gatshme të ndihmojë në formimin e institucioneve të reja pa kërkuar poste në qeveri, por ka paraqitur një sërë kërkesash programore që, sipas tij, janë në interes të qytetarëve.

Në një konferencë për media, ai tha se ekziston rreziku që Kosova të mbetet për një periudhë të gjatë pa institucione funksionale. “Po krijohet një ndjenjë që Kosova rrezikon të mbetët për një periudhë të gjatë pa institucione. Gjithçka është peng, gjithçka është blloku”- tha ai. Sipas tij, AAK nuk synon pjesëmarrje në qeverinë e ardhshme dhe nuk ka kushte që lidhen me pozita.

“Nuk kemi kurrfarë kushte vetjake. Nuk synojmë kurrfarë pjesëmarrje në qeverinë e ardhshme. Kemi kërkesa jetike” – u shpreh Gjini.

Ai kërkoi që institucionet e reja të pranojnë menjëherë projektin strategjik të gazsjellësit amerikan, të nisin procedurat për ndërtimin e një termocentrali të ri me qymyr dhe të rrisin pragun e TVSH-së nga 30 mijë në 100 mijë euro, me qëllim që, sipas tij, të lehtësohet funksionimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Gjini shtoi se AAK-ja është e gatshme të sigurojë kuorumin për konstituimin e institucioneve, pa vendosur kushte për poste politike.

Burimi: Kallxo