Edmond Thaçi, kryetar i Shoqatës së Gazetarëve sportivë të Kosovës, ka uruar ditën e gazetarëve sportivë. “2 korriku – dita botërore e gazetarisë sportive Në mbarë botën, sikurse edhe në Kosovë, shënohet 2 Korriku – Dita Botërore e Gazetarisë Sportive. Pasioni për sportin dhe gazetarinë sportive, në vendin tonë po rritet vazhdimisht.
Por në anën tjetër të medaljes, ata kanë nevojë për më shumë përkrahje dhe mundësi që të mos jenë të privuar nga e drejta për të ushtruar këtë profesion të shenjtë. Edhe Gazetarët e sportit në vendin tonë, ballafaqohen me vështirësi, sidomos financiare për të përcjellë ngjarje të mëdha sportive, siç është rasti tani i Kampionatit Botëror.
Të respektuar kolegë, Etika profesionale dhe objektiviteti janë ndër elementet kryesore të të bërit gazetari. Ta ruajmë këtë me xhelozi dhe të vëmë bazament të fortë për një të ardhme edhe më të mirë. Gëzuar këtë ditë të shënuar për të gjithë ju”, ka shkruar Edmond Thaçi, kryetar i Shoqatës së Gazetarëve sportivë të Kosovës..
