Vllaznia i “rrëmben” sulmuesin Partizanit

0%

Rrok Toma është futbollisti më i ri i Vllaznisë. Sulmuesi 22-vjeçar ka kaluar nga Partizani te shkodranët në formë huazimi. Ky huazim do të jetë i vlefshëm për Kupat e Evropës, por nuk përjashtohet një transferim i përhershëm më vonë, edhe pse ende nuk ka bisedime për një operacion të tillë. Ndërkohë që është vetë klubi i Vllaznisë që ka njoftuar transferimin e Tomës.

“KF Vllaznia dëshiron të njoftojë se ka arritur një marrëveshje me Partizani për huazimin e futbollistit Rrok Toma. Sulmuesi që është edhe pjesë e kombëtares U21 do të vishet tashmë kuqeblu duke premtuar të bëjë më të mirën me skuadrën tonë”, shkruan klubi shkodran.

Burimi: Bota Sot