Trajneri i Kongos mëson për vdekjen e të atit “live” gjatë konferencës

0%

Trajneri i Republikës Demokratike të Kongos, Sebastien Desabre, është përfshirë në një ngjarje dramatike në Botërorin 2026, pas humbjes 2:1 ndaj Anglisë. Në përfundim të ndeshjes, gjatë konferencës për shtyp, zëdhënësi i ekipit afrikan njoftoi publikisht, “drejtpërdrejt”, vdekjen e babait të trajnerit.

Desabre u shfaq dukshëm i tronditur dhe i shtangur përpara gazetarëve, ndërsa pamjet e tij u përhapën menjëherë në internet, duke treguar reagimin emocional pas këtij lajmi të papritur dhe publik. Ai më pas u largua menjëherë nga salla, duke ndërprerë konferencën.

Megjithatë, mbetet e paqartë nëse e mësoi lajmin pikërisht në atë moment apo nëse ishte tashmë në dijeni, por reagoi i tronditur nga mënyra se si federata vendosi ta bëjë publik njoftimin për shtyp në mënyrë të menjëhershme dhe para mediave.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot