Gjykata e Prizrenit ia ka caktuar një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen e imamit Gazmend Tahirovci, në fshatin Zlipotok të Dragashit. Përveç të dyshuarit me inicialet B.H., gjykata ia ka caktuar një muaj paraburgim edhe babait të të dyshuarit, me inicialet I.H., nën dyshimin për veprën penale “Mosdhënia e ndihmës”.
Gjykata ka dhënë detaje edhe për motivet që dyshohet se kanë çuar te vrasja. Sipas gjykatës, i dyshuari B.H. më rreth orës në fshatin Zlipotok, dyshohet se ka goditur me thikë imamin Tahirovci, pas një mosmarrëveshje të mëhershme që dyshohet se kishte të bënte me shfrytëzimin e një livadhi.
“Ndërkaq i pandehuri I.H., (babai i të pandehurit B.H.) dyshohet se, edhe pse ka qenë në afërsi të vendit të ngjarjes dhe ka pasur mundësi të ofrojë ndihmë pa rrezikuar veten apo të tjerët, nuk ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për t’i ofruar ndihmë viktimës, që ndodhej në rrezik të drejtpërdrejtë për jetën” – thuhet në njoftimin e Gjykatës së Prizrenit më .
Për shkak të mënyrës së vrasjes së imamit Tahirovci, në mënyrë mizore apo dinake duke e goditur me thikë në shpinë dhe qafë, për gjykatën rezulton se lënia në liri e të dyshuarve, rrezikon rreziku i ikjes dhe arratisjes.
“Masa e paraburgimit është e arsyeshme dhe ligjore, me qëllim të mbarëvajtjes së procedurës hetimore, nxjerrjen e provave materiale, marrjen e deklaratave të dëshmitarëve dhe të të dyshuarve, dhe sigurimin e prezencës së të pandehurve para institucioneve të drejtësisë me qëllim të zbardhjes së ngjarjes, si dhe parandalimit të arratisjes së të dyshuarve, Gjyqtarja ka vlerësuar se masa tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për sigurimin e prezencës së të dyshuarve dhe rrjedhën e papenguar të fazës hetimore” – thuhet ndër të tjera në arsyetimin e Gjykatës për caktimin e paraburgimit për dy të dyshuarit.
Sekretari i Këshillit të Bashkësisë Islame për Rajonin e Gorës, Ajhan Beqiri, ka reaguar pas vrasjes së imamit të fshatit Zlipotok, Gazmend Tahirovci, Në një deklaratë për KALLXO.com, Beqiri tha se është i tronditur nga rasti. “Më vjen keq edhe si qytetar, edhe si imam, por edhe si zyrtar i Bashkësisë Islame. Çështjet private nuk zgjidhen kështu. ” – tha Beqiri.
Ai kërkoi që organet e drejtësisë ta zbardhin sa më shpejt ngjarjen. “Organet hetimore duhet ta kryejnë punën e tyre dhe ta zbardhin sa më parë këtë rast. Rasti duhet të shkojë deri në fund” – deklaroi Beqiri për KALLXO.com.
Në operacionin për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit B.H, janë angazhuar njësi të ndryshme policore, ndërsa janë përdorur edhe dronë për vëzhgim nga ajri, si dhe njësia policore me qen (K-9). Gazmend Tahirovci mbeti i vrarë mbrëmjen e në fshatin Zlipotok të Dragashit, pasi, sipas Policisë, u godit me një mjet të mprehtë.
