Tensione para Parlamentit, qëllohet drejt deputetëve, shoqërohen 5

0%

Sot në orën është zhvilluar organizimi i radhës nga protestuesit kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së drejtuar prej tij. Qytetarët janë mblidhur para Parlamentit , aty ku pritet të mbahet edhe seanca e radhës plenare njëkohësisht. Mësohet se janë shënuar edhe ditën e sotme incidente duke qëlluar më vezë. Ndërkohë, janë shoqëruar 5 persona.

Masat e sigurisë rreth Parlamentit janë shtuar që para nisjes së tubimit të qytetarëve. Përveç gardhit metalik dhe rrethimit të zonës, janë pozicionuar një autoblindë e forcave të sigurisë si dhe një autobot uji, i cili përdoret zakonisht për shpërndarjen e protestuesve në raste të përshkallëzimit të situatës.

Të martën gjithashtu, protestuesit zhvilluan një protestë para Parlamentit ku u regjistruan disa incidente. Situata u tensionua ku pati përplasje fizike dhe hedhje të mjeteve piroteknike. Punonjësit e policisë arrestuan disa persona për shkak të këtyre incidenteve. Gjithashtu protestuesit hodhën akuza dhe bënë thirrje kundër deputetëve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ata hodhën edhe vezë në drejtim të mjeteve të tyre. /Euronews.al

Burimi: Telegrafi