Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka kërkuar SHBA-së të marrë një vendim mbi dhënien e një licence Ukrainës për të prodhuar sisteme mbrojtëse Patriot të prodhuara në SHBA, pas sulmeve të Rusisë gjatë natës.
Udhëheqësi ukrainas, i cili ka kërkuar leje nga SHBA-të për muaj të tërë, por pa sukses, tha se mbrojtja ajrore e vendit të tij ishte “një çështje absolutisht me përparësi të lartë dhe kritike”. “Është veçanërisht e rëndësishme që marrëveshjet tona me SHBA-në mbi prodhimin e raketave antibalistike të ecin drejt zbatimit”, deklaroi Zelensky.
“Ne gjithashtu mbështetemi shumë në vendimin e Shteteve të Bashkuara në lidhje me licencat për Patriot dhe punë të tjera të përbashkëta: kjo është ajo që mund të ndalojë luftën dhe sulme të ngjashme”, shtoi ai.
Ukraina është pajisur me sisteme Patriot, i vetmi sistem raketash tokë-ajër në arsenalin e saj i aftë për t’iu kundërvënë kërcënimit të raketave balistike të Moskës, gjatë luftës, por dëshiron të jetë në gjendje t’i prodhojë ato vetë. Presidenti amerikan, Donald Trump, tha muajin e kaluar se do të “shqyrtojë” mundësinë që Ukraina të prodhojë raketat e veta Patriot.
