Sot përcillen për në banesën e fundit dy të rejat nga Kosova që

0%

E enjtja do të shënohet si një ditë zie për dy familje kosovare, të cilat sot do t’u japin lamtumirën e fundit dy grave që humbën jetën në aksidente të ndara jashtë Kosovës. Sot do të zhvillohet ceremonia mortore për Besire Kolgeci-Baraliun, me prejardhje nga fshati Bukosh i Suharekës, e cila dyshohet se humbi jetën pas një aksidenti të ndodhur disa javë më parë në Francë.

Sipas njoftimit të familjarëve, varrimi do të mbahet në varrezat e qytetit Lingolsheim në Francë, duke nisur nga ora , transmeton Klankosova.tv. Nga informacionet që familja kishte bërë publike gjatë muajit qershor, në të njëjtin aksident u lënduan edhe bashkëshorti i saj, si dhe dy djemtë e tyre, të cilët morën trajtim mjekësor në një spital në Bazel.

Po gjatë ditës së sotme do t’i jepet lamtumira e fundit edhe 20-vjeçares Rina Krasniqi, e cila humbi jetën tragjikisht në një aksident trafiku në Gjermani. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, familjarët kanë bërë të ditur se ceremonia e varrimit do të mbahet në orën , në varrezat e fshatit Damanek të Malishevës. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com