Vdes një 26-vjeçar në Suharekë, dyshohet se u godit nga rrufeja

0%

Një 26-vjeçar ka vdekur pasi dyshohet se është goditur nga rrufeja në vendin e quajtur “Guri i Dellocit”, në zonën malore ndërmjet bjeshkëve të Bukoshit dhe Dellocit, në Suharekë. Rastin e ka konfirmuar për KALLXO.com, Shaqir Bytyqi, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit.

Sipas Bytyqit, më , rreth orës , janë njoftuar nga Emergjenca e Suharekës për dyshimet për goditje nga rrufeja të viktimës dhe se kishte mbetur pa shenja jete. “Këto informata Emergjenca i kishte pranuar nga disa banorë të fshatit Delloc. Menjëherë pas pranimit të njoftimit, patrulla policore e Stacionit Policor në Suharekë, së bashku me hetuesit, është nisur drejt vendit të ngjarjes.

Duke pasur parasysh se incidenti ka ndodhur në një zonë të thellë malore, qasja në vendngjarje ka qenë e vështirë.” – ka thënë Bytyqi. Bytyqi ka shtuar se për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, ndërsa hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve janë duke zhvilluar hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, në bashkërendim me Prokurorinë e Shtetit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Kallxo