Harry Kane përmbys Kongon, Anglia me shumë mund vazhdon garën në

0%

Anglia ka siguruar një vend në 1/8 e finales së Kupës së Botës 2026, pasi përmbysi Republikën Demokratike të Kongos me rezultatin 2-1. Heroi i “Tre Luanëve” ishte kapiteni Harry Kane, i cili realizoi dy gola në pjesën e dytë, duke shkuar në kuotën e pesë golave këtë garë. Ndeshja nisi me surprizë, pasi RD Kongo kaloi në epërsi që në minutën e shtatë.

Brian Cipenga shfrytëzoi një krosim në hyrje të zonës dhe me një goditje të saktë mposhti portierin anglez për 1-0. Anglia reagoi menjëherë dhe krijoi disa raste të mira shënimi. Jude Bellingham ishte dy herë pranë golit me goditje me kokë, ndërsa Marcus Rashford dhe Harry Kane u ndalën nga portieri Lionel Mpasi-Nzau, që zhvilloi një pjesë të parë të shkëlqyer.

Në fund të pjesës së parë, anglezët kërkuan edhe një penallti pas rrëzimit të Kane, por pas rishikimit me VAR, gjyqtari vendosi të mos akordonte 11-metërsh. Në pjesën e dytë, Anglia rriti presionin dhe gjeti golin e barazimit në minutën e 75-të. Harry Kane u shkëput mjaft mirë në zonë dhe me një goditje të saktë me kokë dërgoi topin në rrjetë për 1-1.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kur ndeshja po shkonte drejt minutave të fundit, kapiteni anglez goditi sërish. Në minutën e 86-të, Kane përfitoi nga një pasim i bukur brenda zonës dhe me një finalizim të qetë shënoi për 2-1, duke kompletuar përmbysjen. Kongo nuk arriti të reagojë në minutat e mbetura, ndërsa Anglia administroi epërsinë deri në fund për të siguruar kualifikimin.

Me këtë fitore, Anglia avancon në 1/8 e finales së Kupës së Botës, ndërsa Harry Kane konfirmoi edhe një herë statusin e liderit të skuadrës, duke qenë njeriu që vendosi fatin e ndeshjes me dopietën e tij . England – DR Congo Live Score

Burimi: Telegrafi