Nga: Elda Islami Shpërndaje në: Pas 24 orësh nga zhdukja, 25-vjeçari me inicialet L. R. është gjetur pa shenja jete në Liqenin e Batllavës. Ekipet e Forcës së Sigurisë rreth orës kanë arritur ta nxjerrin trupin e pajetë të tij, e në vendin e ngjarjes dolën edhe ekipe të Institutit të Mjekësisë Ligjore për kryerjen e ekzaminimeve të nevojshme.
Sipas Policisë, rasti po hetohet në koordinim me Prokurorin e Shtetit Është nxjerrë të mërkurën pa shenja jete 25-vjeçari, që një ditë më parë u raportua si i zhdukur në Liqenin e Batllavës. Në ditën e dytë të kërkimeve, ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë (FSK) kanë arritur ta gjejnë trupin e pajetë. Vetëm të mërkurën, këto ekipe bënë 11 orë kërkime në liqen.
“Pas dy ditë kërkimesh ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë të personit të zhdukur dje në Liqenin e Batllavës me inicialet L.R. I gjithë operacioni është realizuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, strukturat komunale të komunës së Podujevës dhe shoqatat e kërkim-shpëtimit”, thuhet në njoftimin e FSK-së.
“Pas evakuimit të viktimës trupi i pajetë i është dorëzuar Mjekësisë Ligjore dhe Policisë së Kosovës për procedurat e mëtejme”. Personi me inicialet L.R., i cili ishte raportuar i zhdukur që nga ora e së martës, fillimisht kishte hyrë në liqen me një varkë, ndërsa më pas ishte futur në ujë për të notuar, por nuk ishte parë më.
Ekipet e FSK-së së bashku me Policinë nisën menjëherë operacionin e kërkimit-shpëtimit. E rreth orës të së mërkurës u arrit lokalizimi dhe nxjerrja e trupit. Në vendin e ngjarjes mbërriti edhe ekipi i Institutit të Mjekësisë Ligjore për kryerjen e ekzaminimeve mjeko-ligjore.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, tha se në koordinim me prokurorin e shtetit, po zhvillohen procedurat hetimore lidhur me rastin. “Dje rreth orës , policia ka pranuar informatën se një person dyshohet se ka hyrë në ujë në Liqenin e Batllavës dhe më pas nuk është parë të dalë.
Menjëherë pas pranimit të informatës, janë angazhuar të gjitha njësitë relevante policore, si dhe njësitë e tjera të kërkim-shpëtimit, me qëllim të lokalizimit të personit. Kurse sot, pas përpjekjeve nga ekipi i kërkimit-shpëtimit, personi është arritur të nxirret nga uji. Ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar se i njëjti është pa shenja jete.
Në koordinim me prokurorin e shtetit, po ndërmerren veprimet e nevojshme procedurale dhe hetimore lidhur me rastin”, ka thënë Pllana. Në vendin e ngjarjes gjatë gjithë ditës qëndruan edhe familjarët e viktimës, të cilët nuk pranuan të prononcohen për media.
