FIFA identifikon 89 mijë komente abuzuese

0%

Shpërndaje në: FIFA ka vazhduar të bëj monitorimin e rrjeteve sociale në Kupën e Botës për komente abuzuese, për 48 përfaqësueset pjesëmarrëse. FIFA ka identifikuar komentet që u janë drejtuar lojtarëve, përzgjedhësve e zyrtarëve të përfaqësueseve. Më shumë se 6 milionë postime dhe komente janë analizuar. Ndërkohë, janë identifikuar 89 mijë komente abuzuese.

Afro 1000 faqe janë duke u hetuar, ndërsa janë identifikuar 181 mijë komente me gjuhë urrejtjeje. Komentet abuzuese përfshijnë 11 për qind të të gjitha komenteve të identifikuara dhe FIFA e ka parë situatën shumë shqetësuese. Ka rritje të fyerjeve prej 3 për qind në krahasim me komentet që janë bërë në “Katari 2022”.

Burimi: Koha