NPL “Kastrioti” në Obiliq nis grumbullimin e mbeturinave dhe

0%

Në Komunën e Obiliqit ka nisur zyrtarisht shërbimi i grumbullimit dhe largimit të mbeturinave nga Ndërmarrja Publike Lokale “Kastrioti”, përmes Departamentit të Mbeturinave. Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, ka bërë të ditur se ky shërbim ka filluar të ofrohet nga data 1 qershor, ndërsa nga sot ka nisur edhe shpërndarja e faturës së re për këtë shërbim.

“Të nderuar qytetarë, ju njoftojmë se NPL ‘Kastrioti’, përmes Departamentit të Mbeturinave, ka filluar ofrimin e shërbimit të grumbullimit dhe largimit të mbeturinave nga data 1 qershor”, ka bërë të ditur Thaçi. Ai ka njoftuar gjithashtu se nga sot ka filluar edhe procesi i faturimit për këtë shërbim.

“Ndërkaq, nga sot fillon shpërndarja e faturës së re për këtë shërbim nga NPL ‘Kastrioti’ – Departamenti i Mbeturinave”, ka shtuar ai. Në fund, Thaçi ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin, duke theksuar rëndësinë e angazhimit të përbashkët për një ambient më të pastër.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Ju falënderojmë për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj në funksion të një mjedisi më të pastër dhe më të rregullt. Së bashku për një Obiliq më të pastër”, ka përfunduar ai. / Telegrafi

Burimi: Telegrafi