Drejtori Ekzekutiv i FIBA-s, Kamil Novak, do të vizitojë Kosovën

0%

Kosova do të mirëpresë të enjten një vizitë të rëndësishme për basketbollin vendor, pasi Drejtori Ekzekutiv i FIBA Europe, Kamil Novak, do të qëndrojë zyrtarisht në vend më 2 korrik. Vizita do të nisë në selinë e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), ku Novak do të pritet nga kryetari Arben Fetahu dhe sekretarja e përgjithshme Elvira Dushku.

Gjatë takimit do të diskutohen zhvillimet e basketbollit në Kosovë, projektet aktuale të FBK-së, si dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm me FIBA Europe. Në mbrëmje, në ora , Novak do të jetë i pranishëm në Prizren, ku do të ndjekë ndeshjen mes Kosovës dhe Shqipërisë, e vlefshme për parakualifikimet e FIBA EuroBasket 2029.

Prania e tij konsiderohet një sinjal i qartë i mbështetjes së FIBA Europe për basketbollin kosovar. Vizita e Kamil Novak vlerësohet si një moment i rëndësishëm për FBK-në, duke konfirmuar marrëdhëniet e mira me FIBA Europe dhe besimin në aftësinë e Kosovës për organizimin e ngjarjeve ndërkombëtare të basketbollit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot