Obiliqi do të bëhet me objekt të ri të QKMF-së, nënshkruhet kontrata

0%

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, ka nënshkruar kontratën për ndërtimin e objektit të ri të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), projekt që synon të përmirësojë kushtet e ofrimit të shërbimeve shëndetësore për qytetarët.

Sipas njoftimit të Komunës së Obiliqit, objekti i ri i QKMF-së është një investim i shumëpritur, i cili do të krijojë hapësira moderne dhe më funksionale për pacientët dhe stafin shëndetësor.

Komuna ka bërë të ditur se të premten, në orën , do të vendoset gurthemeli i projektit në prani të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe përfaqësuesve të tjerë institucionalë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Me vendosjen e gurthemelit do të nisë zyrtarisht ndërtimi i objektit të ri, i cili pritet të avancojë infrastrukturën shëndetësore në komunën e Obiliqit dhe të rrisë cilësinë e shërbimeve për qytetarët.

Burimi: Bota Sot