Shpërndaje në: Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar të gjitha ankesat e parashtruara pas numërimit të votave. Në vendimet e publikuara sot bëhet e ditur se janë refuzuar ankesat e dy kandidatëve të Partisë Demokratike të Kosovës për deputetë Qëndrim Kryeziu dhe Bekim Haxhiu lidhur me procesin e rinumërimit të votave.
Të dy, në ankesa të ndara kanë kërkuar rinumërim të plotë të votave të kandidatëve të PDK-së. Gjithashtu është refuzuar edhe ankesa e Listës Serbe e po ashtu edhe dy ankesa të Nova Demokratska Stranka. Tash, nëse palët nuk i ankimojnë këto vendime në Gjykatën Supreme, për çka kanë kohë 48 orë, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) i hapet rruga për shpallje të rezultatit përfundimtar.
Lajmi po përditësohet…
