Mareska do t’i “rrëmbejë” italianin rivalëve

0%

Pas zyrtarizimit të trajnerit, Siti ka nisur lëvizjet e para serioze për të përforcuar mesfushën, ku në qendër të vëmendjes është mesfushori italian i Njukasëllit, Sandro Tonali, që dukej shumë pranë Totenhemit.

Mirëpo ja që sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, klubi anglez është i gatshëm të investojë rreth 70 milionë euro plus bonuse për të siguruar shërbimet e lojtarit, i cili shihet si një nga objektivat kryesorë të trajnerit Mareska. Ai e vlerëson Tonalin si një element kyç për të forcuar repartin e mesfushës në skemën e tij të lojës.

Drejtuesit sportive të Sitit po kërkojnë një mesfushor me energji të lartë, karakter të fortë dhe përvojë në Angli. Larakteristika këto që përputhen plotësisht me profilin e italianit, i cili shihet si një lojtar që mund të sjellë ekuilibër në mesfushë, duke kombinuar fazën mbrojtëse me nisjen e aksioneve sulmuese.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Maresca kërkon një mesfushë më agresive dhe më dinamike, sidomos në ndeshjet e mëdha, ku intensiteti dhe kontrolli i ritmit janë vendimtare. Në këtë aspekt, Tonali konsiderohet si një zgjidhje ideale për të rritur konkurrencën. Njukasëll nuk ka ndërmend të ndahet lehtë nga një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës.

Megjithatë, një ofertë e konsiderueshme pranë 70 milionë eurove, e shoqëruar me bonuse, mund të hapë diskutime. Gjendja financiare dhe strategjia afatgjatë e klubit mund të ndikojnë në vendimmarrje, veçanërisht nëse në garë përfshihet edhe Totenhemi, klub që gjithashtu ka shprehur interes për mesfushorin.

“Spurs” synojnë të përfitojnë nga situata për të mbyllur një marrëveshje të shpejtë, por Siti duket favorit për shkak të projektit sportiv dhe ambicies për trofe të mëdhenj. Vetë Tonali raportohet se e sheh me sy pozitiv një kalim te Siti, duke vlerësuar stilin e lojës dhe mundësinë për t’u zhvilluar në një skuadër dominante.

Burimi: Bota Sot