Legjenda Neuer thyen heshtjen: Ky përfundim dhemb shumë

0%

Portieri legjendar i Gjermanisë, Manuel Neuer, ka reaguar pas eliminimit të kombëtares nga Kupa e Botës 2026, duke theksuar se nuk pendohet aspak për vendimin që mori për t’u rikthyer në përfaqësuese. Gjermania u eliminua në fazën e 1/16 së finales pasi u mposht nga Paraguai, duke i dhënë fund para kohe rrugëtimit të saj në turne.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, portieri i Bayern Munich analizoi paraqitjen e ekipit. “Eliminimi i hershëm nga Kupa e Botës është jashtëzakonisht zhgënjyes. Nuk arritëm të përmbushnim pritshmëritë dhe duhej të kishim avancuar më tej në këtë turne.

Ky përfundim dhemb shumë”, shkroi Neuer. 40-vjeçari shpjegoi edhe arsyet që e shtynë të rikthehej te kombëtarja gjermane për Botërorin 2026. “Vendosa me vetëdije të luaja edhe një herë për Gjermaninë. Nga njëra anë, sepse ka qenë gjithmonë një krenari e madhe për mua të vesh fanellën e kombëtares”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Nga ana tjetër, në moshën 40-vjeçare dhe me përvojën e katër Kupave të Botës, doja t’i mbështesja lojtarët e rinj brenda dhe jashtë fushës, si edhe të jepja kontributin tim për futbollin gjerman. Pavarësisht këtij fundi të hidhur, nuk e kam penduar këtë hap as edhe për një sekondë”. Në fund, veterani gjerman falënderoi tifozët për mbështetjen e vazhdueshme.

“Zhgënjimi im është i papërshkrueshëm, por njëkohësisht ndihem jashtëzakonisht mirënjohës. Faleminderit për mbështetjen tuaj gjatë gjithë këtyre viteve dhe gjatë këtij turneu”, përfundoi ylli i Bayern Munich.

Burimi: Telegrafi