Real Madrid sakrifikon tre yje për transferimin rekord të Michael

0%

Real Madrid nuk do të heq dorë për të siguruar transferimin e Michael Olise nga Bayern Munich. Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, drejtuesit e klubit madrilen janë të gatshëm të shesin tre futbollistë, për të mbledhur fondet e nevojshme për një ofertë të re në drejtim të Bayern Munich, për superyllin francez.

Lojtarët që mund të sakrifikohen janë Eduardo Camavinga, Alvaro Carreras dhe Dean Huijsen. “Los Blancos” raportohet se po përgatiten të rrisin ofertën në plot 213 milionë euro, përfshirë edhe bonuset e lidhura me performancën. Nëse marrëveshja realizohet, ajo do të ishte një nga transferimet më të shtrenjta në historinë e futbollit.

Kujtojmë që Bayern Munich javë më parë kishte deklaruar se Michael Olise nuk është në shitje, derisa Real Madrid ka dal me deklaratë zyrtare duke hedhur poshtë spekulimet në media për një ofertë prej 150 milionë eurove.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot