Kryetari Hyseni: Rruga “Hamdi Kurteshi”, afër përfundimit

0%

Po vazhdojnë punimet në njërin ndër projektet më të mëdha të Komunës së Gjilanit në rrugën “Hamdi Kurteshi”, investime në vlerën e rreth 2.4 milionë eurove. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka parë nga afër ecurinë e punimeve të cilat po zhvillohen aty.

I pari i Gjilanit, tha se pas përfundimit të projekteve që kërkuan ndërhyrje dhe e vonuan asfaltimin, po i afrohet fundit edhe rruga “Hamdi Kurteshi”. “ Përfundoi shtresa e parë të asfaltit, ndërsa së shpejti do të përfundojë edhe shtresa e dytë, duke e përmbyllur të gjithë projektin së bashku me trotuarin dhe ndriçimin publik”, tha kryetari Alban Hyseni.

Burimi: Bota Sot