Kawhi Leonard rikthehet te Toronto Raptors

0%

Ylli 35-vjeçar i NBA-së, Kawhi Leonard, do të rikthehet te Toronto Raptors, shtatë vjet pasi u largua nga skuadra kanadeze për t’iu bashkuar Los Angeles Clippers.

Sipas raportimeve të Shams Charania, Raptors kanë arritur marrëveshje për transferimin e Leonardit, ndërsa në drejtim të Clippers do të kalojnë Brandon Ingram, Gradey Dick, dy zgjedhje të raundit të parë në draft, një të drejtë për shkëmbim zgjedhjesh në raundin e parë dhe dy zgjedhje të raundit të dytë.

Rikthimi i Leonardit u bë i pritshëm pasi u raportua se ai ishte i gatshëm të nënshkruante vazhdimin e kontratës vetëm me Raptors. Klubi tani pritet të negociojë një marrëveshje të re, e cila mund t’i mundësojë veteranit ta mbyllë karrierën pikërisht në Toronto. Leonard iu bashkua për herë të parë Raptors në vitin 2018, pasi u transferua nga San Antonio Spurs.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në sezonin e tij të vetëm me ekipin, ai e udhëhoqi Toronton drejt titullit të parë kampion në histori të klubit dhe u shpall MVP i finaleve të NBA-së. Pavarësisht moshës 35-vjeçare, Leonard vjen pas sezonit më të mirë ofensiv të karrierës. Me Clippers ai zhvilloi 65 ndeshje, duke regjistruar mesatarisht 27.9 pikë për takim.

Në mbrojtje vazhdoi të ishte një nga lojtarët më të mirë të ligës, me mesatare prej 1.9 vjedhjesh të topit për ndeshje. Me ardhjen e Leonardit përkrah Scottie Barnes, Raptors synojnë të ndërtojnë një nga mbrojtjet më të forta në NBA dhe të rikthehen mes pretendentëve për sukses në sezonin 2026/27.

Burimi: Bota Sot